Vrasja mbrëmë në ish-bllok, i plagosur edhe një person i tretë
Kamerat e sigurisë zbardhin dinamikën e atentatit të mbrëmshëm ndaj Ervis Martinajt në ambientet e një lokali në zonën e ish-bllokut në kryeqytet. Gazetari i Report Tv, Driçim Çaka, raporton se në pamje është fiksuar momenti kur dy grupet rivale futen në lokal dhe brenda pak sekondave aty nis përleshja fillimisht fizike dhe më pas edhe me armë zjarri. I pari që hap zjarr është truproja i Ervis Martinajt, Rigers Gaxha, i cili mbeti viktimë e kësaj ngjarje.
Dy grupet janë konfliktuar me grushte me njëri-tjetrin dhe në sherr e sipër Rigers Gaxha, duke i dalë në mbrojtje Ervis Martinajt qëllon me armë zjarri në drejtim të grupit rival. Kundërpërgjigja rezulton fatale për Gaxhën i cili merr një plumb në kokë, ndërsa Ervis Martinaj dhe Laert Hasa, të cilët kanë qenë në një tavolinë sëbashku mbesin të plagosur.
Nga përplasja e mbrëmshme me armë ka mbetur i plagosur edhe një person i tretë, identiteti i të cilit nuk dihet, ndërsa ndodhet në një Spital Privat. Dy të plagosurit e tjetër Ervis Martinaj dhe Laert Hasa prej mbrëmjes së djeshme ndodhet te Spitali i Traumës, i cili mbahet i blinduar nga FNSH dhe Forcat RENEA. Përplasja me armë zjarri ndodhi në ambientet e lokalit të biznesmenit Redi Popescu i cili ka mbetur i lënduar nga përleshja mes banda kriminale.
KOHA JONË SONDAZH

