Vrasja në Ballsh. Vajza i bërtiste të atit: Çfarë i bëre mamit!

Janë zbardhur detaje të reja sa i takon krimit të dyfishtë të ndodhur ditën e djeshme në Ballsh ku Gazmend Musta qëlloi me thikë për vdekje gruan dhe kunatën.

Fqinjët kanë treguar se pas ngjarjes, autori është larguar nga banesa së bashku me dy fëmijët ndërsa në një moment vajza i ka bërtitur të atit duke i thënë “çfarë i bëre mamit?”.

“Djalin e kishte në krah dhe vajzën për dore dhe po dilnin. Gati t’i flisja se çfarë i bënte fëmijës se fëmija bërtiste. Dëgjoja vajzën që i thoshte çfarë i bënte mamit!”, tregoi një prej fqinjëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Para ngjarjes, mësohet se çifti ka debatuar mes tyre, pasi bashkëshortja i kërkoi për të shkuar për vizitë tek prindërit e saj në fshatin Drizar. Por është kundërshtuar nga Gazmend Musta. Pas debateve 34-vjeçari ka qëlluar me thikë bashkëshorten dhe kunatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në komisariatin e policisë në Mallakastër autori ai ka pranuar kryerjen e krimit, por ka kërkuar të dijë mbi shëndetin e bashkëshortes, pasi nuk e besonte se ajo kishte ndërruar jetë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?