Vrasja në Bllok, dëshmitare dhe këngëtarja e njohur

Sherri në brendësi të lokalit të ndodhur në ish-Bllok mbrëmjen e djeshme dyshohet se ka nisur për një këngëtare të njohur.

Personi në fjalë, është Elvana Gjata, e cila ka qenë e pranishme në lokalin ku ndodhi ngjarja, bashkë me të dashurin e saj.

Personat që shoqëronin Ervis Martinaj dyshohet se kanë nisur të ngacmojnë këngëtaren, ç’ka ka sjellë reagimin e të dashurit të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fillimisht gjithçka ka nisur si sherr fizik, i cili ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokuroria e Tiranës dyshon që ky moment mund të jetë shfrytëzuar për të larë hesape të vjetra mes palëve.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 9 gëzhoja të lëshuara nga 3 pistoleta, njëra prej së cilave është gjetur në vendngjarje.

Dy automjete kanë qëndruar të ndezura gjatë gjithë kohës jashtë ambienteve të lokalit ku ka ndodhur sherri, ndaj ngelet për tu parë nëse ky sherr ka shërbyer për të larë hesapet mes dy grupeve të vjetra kriminale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?