Vrasja në Bllok, flet avokati: S’ka prova për burgosjen e Eljon Hatos
Avokati i njërit prej të plagosurve nga ngjarja në zonën e ish Bllokut mbrëmjen e enjte ka thënë se nuk ka prova për vendosjen e masës ‘arrest me burg’ ndaj klientit të tij.
Në një prononcim për News24 dhe BalkanWeb, avokati i të plagosurit Eljon Hatos ka thënë se nuk provohet akuza e ngritur nga Prokuroria për masën ‘arrest me burg’.
“Nuk ka prova për masën arrest me burg. Eljon Hato nuk ka gjurmë të qitjes në duar. Provat nuk janë të mbështetura në ligj”- ka thënë avokati Zebi Qinami nga Spitali i Traumës.
Mësohet se pas pak Ervis Martinajt dhe Eljon Hatos do t’u komunikohet nga spitali masa e sigurisë nga dy prokurorët e çështjes Kreshnik Ajazi dhe Artan Lulo.
Vijon…
KOHA JONË SONDAZH

