Vrasja në Bllok, Gjovalin Loka: Policia nuk është “Big Brother”
I ftuar në emisionin më të ri ‘Dritare me Rudinën’ me gazetaren Rudina Xhunga në News24, drejtori për sigurinë publike në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka ka folur për situatën e rendit dhe vrasjen në Bllok.
Loka është pyetur për situatën e krimit si dhe personave me të kaluar kriminale, teksa tha se policia nuk është Big Brother që të kapë kriminelët sapo të dalin nga shtëpia.
Ai tha se zona e Bllokut është shumë e frekuentuar dhe personat me precedentë e gjejnë mundësinë për të lëvizur.
“Ngjarja në Bllok është ngjarje e rëndë, por duhet të pranojmë se ashtu siç tha Brecani, policia e Shtetit nuk është një Big Brother që të kapë kriminelët sapo të dalin nga shtëpitë e tyre. Duhet të ndajmë një gjë persona në kërkim dhe persona me precedent kriminal. Këtyre të dytëve nuk mund tu ndalohet që të lëvizin të lirë ku do që ata duan.
Patjetër që ne si struktura policie e mbajmë në vëzhgim zonën e Bllokut, por është një zonë që frekuentohet shumë dhe është e vështirë piketimi i personave me precedentë. Besimi i qytetarëve tek policia është rritur. Strukturat e policisë janë gjithmonë në gatishmëri. Do arrestohen të gjitha grupet kriminale, pasi operacionet do të vijojnë”- ka thënë Loka.
Në një kohë kur u përfol se policia mbërriti shumë vonë në vendin e ngjarjes më 4 tetor, ku një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën, drejtori për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka ka sqaruar zërat. I ftuar në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në ‘News24’ Loka pohoi se policia shkoi menjëherë në vendin ku ndodhi krimi në Bllok.
Ai tha se kishte qenë pronari i lokalit, biznesmeni Redi Popesku ai që kishte njoftuar një polic, i cili më pas kishte sinjalizuar patrullën. Po ashtu Loka tha se të shtënat e armëve nuk mund të dëgjoheshin pasi bëhej fjalë për një zonë tejet të zhurmshme siç është Blloku, si dhe ngjarja u zhvillua në aneksin e lokalit.
“Ngjarjen në Bllok se morëm vesh kur shkruan të plagosurit në spital. Por ishte pronari i lokalit i që njoftoi një polic. Më pas policia shkoi në vendin e ngjarjes. Zona ku ndodhi ngjarja, është me zhurmë të madhe. Një shkëmbim zjarri që ka ndodhur në aneksin e një lokali, kjo ka qenë arsyeja në e reagimit me ‘vonesë’ në vendin e ngjarjes. Patjetër që secili ka të drejtë që të njoftojë strukturat. Rasti konkret është njoftuar nga pronari i lokalit, dhe është reaguar direkt”, tha Gjovalin Loka.
KOHA JONË SONDAZH

