Vrasja në Bllok, PD: Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Ish-gjenerali Xhemal Gjunkshi, sot deputet i PD, i ka bërë thirrje Presidentit Ilir Meta, që të mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas ngjarjes të së enjtes mbrëma në një prej zonave më të frekuentuara të kryeqytetit.

”Si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, si Anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare i bëj thirrje Presidentit të Republikës që të mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare”, shkruan ai në një postim në rrjetin social Facebook.

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e kaluar në zonën e ish-Bllokut. Personi që ka humbur jetën është Rigers Gaxha, i cili nga informacionet dyshohet se punonte si truprojë i shtetasit Ervis Martini, që ka mbetur i plagosur në këtë ngjarje. I plagosur ka mbetur edhe Laert Hasa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?