Vrasja në Bularat, kunati: Kacifas i vendosur për të vdekur
Kunati i Konstantinos Kacifas, i cili u vra nga forcat RENEA në Bularat të Gjirokastrës, Vagjel Sakelaraqis, ka thënë se 35-vjeçari ishte i vendosur të vdiste. Në një prononcim për televizionin grek ”Skai”, kunati ka thënë se Kacifa kishte mundësi të ikte por zgjodhi të vritej.
”Ishte i vendosur që të vdiste në një ditë të shenjtë. Më herët kishte takuar një bari dhe i kishte kërkuar ujë. Ishte ngjitur në një lartësi më lart se ku vendi ku u vra por më pas zbriti përsëri. Kishte kohë dhe mundësi të largohej por zgjodhi të vritej. Duket si çmenduri, por ai nuk ishte i çmendur”-ka thënë kunati.
Kunati ka thënë se Kaçifa është qëlluar në këmbë dhe në momentin kur ka ngritur duart lart. Sipas tij, policët shqiptarë e kanë qëlluar nga një distancë prej 20 metrash. Kacifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke.
“Pyetja ime që nga dje të cilën e zgjidha është se në momentin kur u ngjit aq lart dhe takoi bariun të cilit i kërkoi ujë dhe xhupin që u ngroh pak dhe kjo për rreth 1 orë, ai vendosi të kthehej pas…. dhe kuptova dje në darkë në morg, pse u kthye mbrapa, kishte vendosur të vdiste këtë orë, këtë ditë të shenjtë, e kuptoj që dëgjohet pak e cmendur, nuk ishte i çmendur… Konstandini u qëllua në këmbë me duart hapur… në kohën që ai ngriti duart lart policët shqiptarë e qëlluan atë nga një distancë prej 15-20 metra”,-ka thënë kunati i tij.
Ekspertiza e thelluar do të bëhet në bazë të autopsisë që i është bërë trupit në morgun e Gjirokastrës. Tashmë është ngritur një grup ekspertësh dhe trupi nuk do të varroset deri në përfundim të ekspertizës. Mësohet se ekspertiza do të zgjasë deri në 3 javë.
KOHA JONË SONDAZH

