Vrasja në Bulqizë, flet kreu i komunës

Dhëndri është vrarë nga njerëzit e nuses në banesën e tyre në Bulqizë, ndërkohë që i plagosur ka mbetur edhe dy persona të tjerë. Viktima Adriatik Jella, është nga fshati Gjoricë. Ky i fundit një ditë më parë kishte plagosur me thikë kunatin, duke i prerë veshët. Gjithçka kishte nisur pasi dhëndri i kishte plagosur djalin, pas kërcënimeve të vazhdueshme që u bënte atyre pasi ishte ndarë nga gruaja. Dhëndri u qëllua me dru pas koke, duke i shkaktuar atij vdekjen.

Siç tregon kryeplaku i fshatit, Vehbi Shehu, Adriatik Jella kishte 3-4 muaj konflikt me familjen e gruas, pasi kërkonte të merrte bashkëshorten dhe dy fëmijët mbrapsht. “Dhëndri thoshte do vras dhe të tjerë. E kishte lënë bashkëshorten prej tre muajsh, ka dy fëmijë me të . Për këtë arsye janë problemet. Ai kërkonte ta merrte përsëri, ata nuk ja kanë dhënë. Ai viktimë dhe këta dy të plagosur në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë. Viktimën e kanë goditur me dru pas koke. Kanë qenë dhe fëmijët brenda, fëmijë dhe gra janë tronditur nga kjo ngjarje. Kanë pasur konflikte që tre katër muaj”.

Ndër të plagosurit është dhe Flamur Delishi. “Në orën 6 të mbrëmjes ka ardhur viktima dhe u ka bërë terror atyre. Në fund është ndesh me mikun Flamur Delishin duke e qëlluar në fund me thikë në qafë dhe dy herë në brinjë.Flamuri është miku i atij që i janë prerë veshët, Baftjar Çitnakut, vëllai i gruas së tij.Ka bërë terror. Mikun e Baftjarit e ka qëlluar me thikë. Janë dy në spital në Tiranë.Ndërsa viktimën policia e çoi gjallë në Peshkopi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?