Vrasja në Dajt, i ekzekutuari Elton Nika sapo kishte dalë nga burgu

 

Policia zbardh detaje nga vrasja që ndodhi në një lokal në Linëz të Dajtit, gjatë pasdites së sotme.

Viktima dhe autori janë identifikuar nga Policia. Ata kanë shkëmbyer fjalë të ashpra tek parkingu i lokalit, por në gjaknxehtësi e sipër, autori më pas ka nxjerrë armën dhe e ka shkrepur mbi viktimën Elton Nika.

Dyshohet se autor i vrasjes është Evis Martini, i cili është larguar pas ngjarjes.

Pronari i lokalit, Ismet Gaxheri, mbeti i plagosur me sende të forta, gjatë sherrit me autorin.

Autori dhe i plagosuri janë persona me precedentë të mëparshëm penale.

Elton Nika kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu dhe akuzohej për tentativë vrasje.

Blutë janë vënë në ndjekje të autorit megjithatë ende nuk ka një person të kapur, përgjegjës për vrasjen dhe plagosjen e ndodhur sot në një lokal pranë Malit të Dajtit.

SHKARKO APP