Vrasja në Dajt, pronari i lokalit mohon se u kishte borxhe autorëve

 

Pronari i lokalit që mbeti i plagosur në ngjarjen ku u vra me një plumb në kokë shtetasi Enton Nikaj, pas marrjes në pyetje, u ka thënë hetuesve se nuk i kishte borxhe Ervis Martinajt, apo shokëve të tij të tjerë të përfshirë në konflikt me armë. Ismet Gaxheri pretendoi se sherri ka ndodhur mes viktimës dhe personave të tjerë, ndërsa vetë është përfshirë për ta shuar atë.  

Para hetuesve, Gaxheri ka pranuar se ka pasur borxhe, pasi investimi në restorant ishte bërë vetëm pak kohë më parë, por ka mohuar që paratë t’ia ketë marrë borxh Ervis Martinajt, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen e ndodhur gjatë javës së kaluar, në Linzë. Pas është marrë në pyetje, i plagosuri nuk jep motivin e konfliktit, duke pretenduar se ishte Martinaj dhe shokët e tij ata të cilët filluan sherrin me viktimën Nikaj. Ai i ka thënë hetuesve, se nuk e di se çfarë problem kishte Nikaj me personat e tjerë, por personalisht ai thjesht ishte përfshirë rastësisht në atë sherr. Pronari i lokalit ka pretenduar rreth pasdites së bashku me Enton Nikajn ishte drejtuar tek lokali i tij në Linzë, ku ndodhi ngjarja.

Pasi kanë parkuar makinën, Gaxherri u ka thënë hetuesve se pranë tyre kanë ardhur 4 persona, ku njëri prej tyre, i identifikuari si Ervis Martinaj ka nisur një debat me Enton Nikaj. Në atë kohë, Gaxherri ka pretenduar se është afruar për të sqaruar se çfarë po ndodhte, duke kërkuar të ndaheshin dhe të shuante sherrin. Por në atë moment, ashtu siç është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë Emiljano Tasho i ka vendosur pistoletën në kokë dhe më pas e ka qëlluan me qytën e saj. Prokurorët thonë se pronari i lokalit, Ismet Gaxheri, e ka identifikuar me foto  të arrestuarin Emiljano Tasho, si autorin e plagosjes së tij në kokë. Hetuesit thonë se deklarimet e Gaxherrit, janë marr me rezerva, me dyshimin se ai nuk ka ta në të vërtetën, sidomos në lidhje me motivin e konfliktit që përfundoi me vrasjen e Enton Nikajt.

Sipas hetuesve, i arrestuari Emiljano Tasho, pas marrjes në pyetje, ka pranuar se ai është autori i plagosjes me qytën e pistoletës të pronarit të lokalit si dhe ka pranuar vrasjen me një plumb në kokë të Enton Nikajt. Prokurorët thonë se Tasho me pohimin e fundit, ka përjashtuar nga përgjegjësia shokët e tij, mes tyre të shpallurit në kërkim Ervis Martinaj dhe Bujar Hasani. Në pyetje nga hetuesit është marrë edhe i arrestuari tjetër, ish-polici Mirsad Kuçana, i cili ka pranuar se është përfshirë në sherr, ashtu siç dukej në kamerat e sigurisë së lokalit. Madje në gjyq ai e kishte dorën të fashuar, pasi dyshohet se është plagosur në momentin e sherrit me plumbin që goditi, më pas në kokë viktimën. Por Kuçana nuk pranon se ai e ka qëlluar me armë Enton Nikajn, duke pretenduar se nuk ishte i armatosur në atë moment.

Ndërkohë, prokuroria ka dërguar për ekzaminim në laboratorin e policisë shkencore pistoletën e tipit “Glock”, e cila ju gjet Tashos në momentin e arrestimit. Arma do të ekzaminohet dhe do të krahasohet me gëzhojën e gjetur në vendin e ngjarjes, për të parë nëse është ajo që ka vrarë Enton Nikajn.

SHKARKO APP