Vrasja në Durrës, arrestohet autori i dyshuar

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar pas më shumë se tre muaj nga vrasja e e Armando Baboçit në Durrës.

Autoritetet njoftojnë se në pranga ka rënë një 25-vjeçar i identifikuar me inicialet E. Gj., 25 vjeç, banues në Durrës.

Dyshohet se i riu më 18 shtator 2020 pas një konflikti për motive të dobëta vrau me armë zjarri në lagjen nr. 13, Armando Baboçin (Gjini) dhe  plagosi shtetasin Erald Gjini. Në këtë konflikt mbeti i plagosur dhe E. Tatozi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës në ngarkim të shtetasit E. Gj., për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Armëmbajtja pa leje”.

Si ndodhi ngjarja?

Më 18 shtator të vitit të kaluar përplasja nisi mes dy familjeve Tatozi dhe Baboçi. Fillimisht djali i Armando Baboçit, Erald Gjini qëlloi me shkop bejsbolli një nga anëtarët e familjes Tatozi, shkaku dyshohet se lidhet me motive pronësie të vjetra. Në këtë moment në ndihmë të djalit ka shkuar i ati, Armando Baboçi, që më pas është përleshur me leva, karrige të një lokali pranë vendit të ngjarjes dhe sende të tjera të forta me anëtarët e familjes Tatozi. Babë e bir u dërguan me shpejtësi në spital, por i ati fatkeqësisht ndërroi jetë nga plagët e marra.

SHKARKO APP