Vrasja në Durrës, Ekzekutimi i 31 vjeçarit për pazare të prishura ose një femër

 

Vrasja e 31 vjecarit Robert Rama mund të ketë ndodhur për prishje pazaresh apo për shkak të një femre, këto janë dy pistat ku policia e Durrësit ka përqendruar hetimet për zbardhjen e ekzekutimit, mbrëmjen e së hënës në zonën e Ish Kënetës. Sipas policisë viktima është person me precedent të mëparshëm penal, i shpallur në kërkim për vjedhje, ndërsa përgjatë javës së kaluar është parë disa herë nga banorët, në zonën ku dhe edhe u ekzekutua.

31-vjecari Rama,  sipas policisë ishte i armatosur, pasi gjate kontrollit i është gjetur një pistoletë të cilën e mbante me vete. Vrasja ndodhi në zonën e ish-kënetës, në rrugën dytësore pranë një lokali, ku viktima mbeti 31 vjeçari, me origjine nga  Laçi, e me banim ne Tiranë.

Nga të shtënat me armë zjarri nga dy persona ende të paidentifikuar nga policia kanë mbetur gjithashtu edhe dy të plagosur, banorë të zonës.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje autorët të cilët në kokë mbanin skafandra, janë larguar me një motor menjëherë pas krimit, ndërsa dy të plagosurit Arnold Velaj 32 vjeç dhe Alfons Ismaili 50 vjeç janë dërguar për në spitalin rajonal, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, pasi plumbat i kanë prekur vetëm gjymtyrët e poshtme.Sipas policisë së durrësit dy autorët pasi kanë debatuar pak sekonda me viktimën,  fillimisht e kanë goditur në kokë me një karrige, ndërsa më pas kanë nxjerrë armën tip kallashnikov të cilën e mbanin me vete, duke qëlluar disa herë në drejtim të tij.

Për të bërë të mundur arrestimin e autorëve policia ka ngritur grupe të shumta kontrolli, ndërsa u shoqëruan mbi 20 persona, të cilët pasi kanë dhënë dëshminë janë lënë të lirë.

Policia dyshon që autorët e krimit janë banorë të zonës, por nuk përjashtohet mundësia që të kenë ardhur nga vendbanimi i 31-vjeçarit.

SHKARKO APP