Vrasja në Durrës/ Gjendet një makinë e djegur, dyshimet e policisë

Teksa policia e Durrësit po vijon hetimet për të zbardhur vrasjen e 40-vjeçarit Feriz Bardhi para shtëpisë së tij, ka gjetur një mjet të djegur në zonën e Porto Romanos.

Dyshohet se makina është përdorur për vrasjen e 40-vjeçarit me banim në lagjen 18, i cili u ekzekutua sot në orën 12:55, sapo ka dalë nga banesa e tij.

Pista kryesore ku po hetohet është e shkuara e viktimës, ndërsa po merren në pyetje edhe familjarët për të zbuluar ndonjë konflikt të mundshëm të mëparshëm të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?