Vrasja në Elbasan, viktima s’ka asnjë precedent penal. Pronari i lokalit: Nuk dëgjova të shtëna, vetëm një zhurmë…
Mësohet se Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës nuk ka asnjë precedent penal teksa punonte si taksist në Elbasan.
Ai ishte ulur në një nga tavolinat jashtë lokalit në Bradashesh të Elbasanit, teksa autorët e qëlluan me pistoleta dhe u larguan.
Ka pasur disa dëshmitarë të ngjarjes, por pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja rrëfen për News24 se ishte duke shërbyer në banak kur dëgjoi një zhurmë, por që nuk mendoi se ishin të shtëna armësh.
Ai doli dhe pa trupin e përgjakur të Bujar Çelës dhe njoftoi menjëherë Policinë. Tashmë shtohen dyshimet se atentatorët kanë qenë profesionistë dhe sulmi ishte i organizuar teksa pistoletat me të gjitha gjasat kanë qenë me silenciator përderisa nuk u dëgjuan të shtëna në orët e para të mëngjesit. BW