Vrasja në Fier e grabitja në Krujë, Salianji: Qeveria i përdor këta llumra në zgjedhje
Deputeti i PD-së Ervin Salianji, ka reaguar për ngjarjet kriminale të orëve të fundit. Në një postim në facebook, ai thotë se për fat të keq gjëndja e rendit publik degradon çdo ditë e më shumë.
“Askush nuk ndihet i sigurt për familjen, biznesin, fëmijët. Vrasjet e tipit mafioz si ajo në mes të qytetit në Fier janë shtuar, tmerri i ngjarjes së Krujës vendos kujën për gjithçka i ka ndodhur familjes së një biznesmeni, tregon mungesë e çdo lloj frike nga shteti! Qeveria i përdor keta llumra në zgjedhje dhe ata sot ndihen zotër të vendit që mund te prodhojne gjithçka përtej imagjinatës”.
Për të qeveria është e paaftë të mbrojë jetën, pronën dhe rendin por reagimet janë të vobekta duke i kaluar ngjarjet si normalitet.