Vrasja në ish-Bllok, pezullohet nga detyra komandoja i Zall Herrit

Merviol Bilo, oficeri i Forcave Komando të Zall Herrit që dyshohet se qëlloi me armë zjarri mbi Fabiol Gaxhën dhe dy personave të tjerë është pezulluar nga detyra.

Lajmi u konfirmua nga redaktori i Ora News Trazhgim Sokolaj. I ftuar në studion e lajmeve ai tha se 41-vjeçarit Billo i janë sekuestruar edhe të gjitha materialet e punës të dhëna nga shteti.

Ndërkohë ai ishte edhe qitësi më i mirë i repartit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sokolaj: Komandoja, qitësi më i mirë në Zall Herr, Sokolaj: Kemi edhe palën tjetër në konflikt, shtetasin Ervin Mata, biznesmen, partneri i Elvana Gjatës. Ky person shoqërohej nga Fabjol Alushi, 42 vjeç dhe Merviol Bilo, 41 vjeç, oficer i forcave Komando, efekti i Repartit Special të Zall Herrit. Tre herë pjesëmarrës në operacionet paqeruajtëse në Afganistan dhe në Irak, dhe qitësi më i mirë i këtij reparti. Efektivat e frocave speciale qoftë të policisë apo ushtrisë për shkak të pagave të mjaftueshme detyrohen që jashtë orarit zyrtar të punojnë në aktivitete të ndryshme. Për ne që na kalidhur puna i shohim shpesh që ruajnë kazino, ruajnë kazino, ruajnë biznese jashtë kohës zyrtare. Për këtë person kam një konfirmim që është pezulluar nga detyra në repartin ku punonte dhe janë sekuestruar të gjitha materialet që shteti i kishtë dhënë, arma, uniforma, dokumentat e identifikimit dhe po i nënshtrohet hetimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?