Vrasja në Kavajë, Apeli në Durrës lë në burg Bledar Toçin
Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Bledar Toçin, vendim i dhënë Gjykata e Kavjës.
Shefi i sigurisë së burgut në Durrës, Bledar Toçi akuzohet për vrasje më dashje të Dritan Haxhollit në banesën e 30 vjeçares, Marsida Qatja.
Haxholli shkoi aty me kallashnikov dhe tentoi të sulmojë personat e pranishëm mes të cilëve ishte edhe Toçi, shef sigurie në burgun e Durrësit.
Ky i fundit u kundërpërgjigj me armën e shërbimit dhe la të vrarë në vend 41-vjeçarin që pretendonte një lidhje intime me nënën e 3 fëmijëve.
/Ora News