Vrasja në Kavajë/ Bledar Toçi lë reanimacionin, ja ku transferohet

Bledar Toçi është efektivi i policisë i cili mbeti i plagosur pas përplasjes me armë me Dritan Haxhollin në banesën e Marsida Qatjas, e cilësuar si “mollë sherri”, në Kavajë. Toçi u qëllua nga Haxholli me kallashnikov, por në kushtet e vetëmbrojtjes ai e hapi zjarr me armën e shërbimit ndaj këtij të fundit duke e lënë të vdekur në vend.

Që prej ditës së ngjarjes efektivi i burgjeve ka qënë i shtruar në reanimacion, ndërsa sot mësohet të jetë larguar prej aty. Bledar Toçi është transferuar në spitalin infektiv të Durrësit.

Ndërkohë që pas përmirësimit të gjendjes së tij shëndetësore, Toçi pritet të transferohet në ambientet e paraburgimit pasi Gjykata e Kavajës ka caktuar masën ‘Arrest me burg’.

Kujtojmë se Gjykata e Kavajës ka caktuar të njëjtën masë edhe për vëllain e Bledar Toçit, Bernard Toçi, pasi këtij të fundit iu gjetën 7 doza kokainë në banesë.

SHKARKO APP