Vrasja në Kavajë për një plep, policia merr nën ruajtje dy familjet

 

Viti 2016 ka nisur me disa ngjarje të rënda. Pas Shkodrës e Lezhës, një ngjarje tjetër e rëndë është shënuar në Kavajë.   

Në fshatin Luz i Madh Kavajë, një 31-vjeçar është vrarë me armë zjarri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga të dhënat paraprake mësohet se viktima Ismet Xhani dhe autori Xhevdet Saraçi, banonin pranë njëri tjetrit në fshatin Luz i Madh. Ata kishin disa vite që kishin ardhur nga Peshkopia për të jetuar në Kavajë. Madje i përkisnin të të njëjtit fis.   

Swiss Digital Mobile Reklama

Por prej kohësh dy familjet kishin pasur konflikte mes tyre. Së fundmi sherri agravoi edhe më tepër për një plep që viktima e kishte prerë në tokën, afër shtëpisë së Saraçit.

Duke qenë se banesat e tyre ndodhen shumë pranë, pas vrasjes së sotme, policia ka marrë në ruajtje dy familjet. Kjo pasi nga situata është tensionuar, ekziston mundësia që familjarët e viktimës dhe autorit të përfshihen në një tjetër përplasje me pasoja edhe më të rënda.

Autori i vrasjes, Xhevdet Saraçi, u vu në pranga nga policia pak momente pas ngjarjes së rëndë. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?