Vrasja në Kavajë/ Polici i pandehur për vetëmbrojtje. Marsida nën akuzë për…
Duket sikur Shqipëria dhe bota flet vetëm për pandeminë e Covid-19. Dhe ashtu është por 7 muaj pas ngjarjes së rëndë në Kavajë, ku Dritan Haxholli mbeti i vrarë dhe shefi i sigurisë së burgut në Durrës, Bledar Toçi mbeti i plagosur, mësohet se Prokuroria e këtij qyteti ka nisur proceduar e përfundimit të hetimeve. Sipas “Report Tv”, Bledar Toçi, njeriu që ekzekutoi me armën e shërbimit Dritan Haxhollin, brenda ambienteve të shtëpisë së Marsida Qatjas në Kavajë është marrë i pandehur për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” si dhe “Vrasjes në kapërcim të vetëmbrojtjes së nevojshme”. Mes personave të marrë të pandehur në këtë dosje, është edhe Marsida Qatja, nëna e dy fëmijëve të mitur ndaj të cilës është ngritur akuza e “Vënies në dispozicion të lokaleve për konsumim të lëndëve narkotike”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 10 tetor 2019 në qytetin e Kavajës.