Vrasja në komisariat, Caush Saliasi polic prej 20 vitesh
Aktualitet E Hënë, 23 Maj 2022 22:29
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në ambientet e brendshme të Komisariatit nr.3 në Tiranë, ku humbi jetën një efektiv policie.
Ludian Zaimi ka qëlluar 5 herë ndaj Caush Saliasi pas një konflikti momental. Autori mësohet se ka një vit e gjysmë në polici, ndërsa viktima shërbente në Policinë e Shtetit prej më shumë se 20 vitesh.
Në ambientet e komisariatit ndodhet edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano.
KOHA JONË SONDAZH

