Vrasja në Laprakë, vajza e djali në lidhje dashurie
Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi sot Tiranën, ku një djalë dhe një vajzë iu bë atentat me armë zjarri. Për pasojë nga të shtënat humbi jetën 17-vjeçarja Griselda Gjinkola dhe u plagos rëndë Erjon Denga, 23-vjeç.
Dy të rinjtë ishin në një lidhje dashurie, por kishin vetëm pak kohë bashkë. Po ashtu mësohet se gjatë momentin kur ndodhi krimi ata ishin në një mjet tip ”Benz A Class” ngjyrë gri, kur dy persona të maskuar i janë afruar dhe i kanë qëlluar me breshëri plumbash. Vajza mori 2 plumba në kokë, ndërsa djali në qafë dhe shpatull.
Për pasojë vajza humbi jetën në spital, ndërsa djali po i nënshtrohet një operacioni ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Fill pas krimit, dy të autorët u larguan nga vendi i ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

