Vrasja në Linzë, arrestime të shumta nga policia (video)

 

Po kapen nga policia nje e nga nje vrasesit e Linzes. Policia e Tiranës arrestoi pas një operacioni në shkallë të gjerë njërin nga personat e dyshuar si autor të vrasjes së Enton Nikës dy ditë më parë në një restorant në Linzë. Ai është Mirsad Kuçana, ish efektiv i policisë, që shoqëronte të dyshuarin kryesor për vrasjen, shtetasin e shpallur në kërkim Elvis Martinaj. 28 -vjeçari i lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë u arrestua nga Sektori për kRimet e Rënda dhe Forcat Operacionale në bashkëpunim me forcat RENEA dhe FNSH. Rreth 200 forca policie ushtruan kontroll në 24 ambiente në kërkim të 5 personave të implikuar në vrasjen e 30 -vjeçarit Nikaj. Kontrollet u ushtruan në Tiranë, Durrës e Laç. Gjithashtu janë kapur edhe disa persona të tjerë per të cilët po punohet në lidhje me ngjarjen. 

Ky operacion është në vazhdim edhe ne keto momente.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?