Vrasja në Linzë, arrestohet një nga autorët, ish-efektiv policie

 

Policia e Tiranës njoftoi se ka arrestuar një nga personat e përfshirë në vrasjen e Enton Nikës, ngjarje e ndodhur pasditen e së mërkurës brenda parkimit të një restoranti, në Linzë.

Në pranga ka rënë Mirsad Kuçana, i cili ishte edhe një ish-efektiv në policinë e Durrësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Foto e shpërndarë nga policia, që i sigurua nga kamerat e sigurisë së restorantit Muraga, pak çaste para se të kryhej vrasja, i arrestuari shihet së bashku me Ervis Martinin duke qëlluar me grushta viktimën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por fakti që i arrestuari ka qenë edhe policë përbën një skandal, ndonëse çuditë në Shqipëri nuk kanë të sosur teksa njerëz që kanë mbajtur apo mbajnë uniformë ecin kah botës së krimit. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?