Vrasja në Linzë, pas sherrit për borxhet

 

Vrasja e ndodhur një ditë më parë në një lokal të Linzës në Tirane ka ardhur për çështje borxhesh. Policia zbardh detajet e ngjarjes.

Elvis Martini me tre persona te tjerë, kanë shkuar dje në lokalin Muraga, pasi nga te dhënat e policisë, dyshohet se Martini i kishte dhënë borxh një shumë të konsiderueshme parash Ismet Gaxherrit, pronarit të bar-restorantit ku ndodhi ngjarja.

Pasi Elvis Martini ka pritur për gati dy orë, Gaxherri nuk është paraqitur.

Atëherë Martini del nga ambientet e lokalit e konfrontohet me të.

Ne ambientet e parkingut të  lokalit, ku ndodhi edhe përplasja mes protagonisteve të ngjarjes, Gaxherri shoqërohej me viktimën Enton Nikaj, ndërkohë pas sherrit me grushte ky i fundit ndërhyn për t’i ndarë.

Por njëri prej tre personave qe shoqërohej me Martinin nxjerr pistoletën dhe qëllon, duke vrarë Enton  Nikaj. Kurse Gaxherri u plagos dhe ndodhet aktualisht në spital.

Policia ende nuk ka mundur të kapë autorët e ngjarjes.

SHKARKO APP