Vrasja në Lushnjë, Sokolaj: Viktima kishte denoncuar me video kërcënuesit, policia e dekonspiroi

Gazetari Trashëgim Sokolaj i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora tha se viktima e atentatit në Lushnje, ekzekutuar 3 ditë më parë i kishte denoncuar me video autorët 2 javë para vrasjes në polici.

Sokolaj: I referohem ngjarjes së ndodhur në Lushnjë 3 ditë më parë, ekzekutimit të tregtarit të makinave. Është një ngjarje që tregon për rolin dhe situatën ku ndodhet policia sot. Viktima e vrasjes që u krye në qendër të qytetit dy javë e fundit ka dërguar 2 video në policinë e Lushnjes ku ka identifikuar personat konkretë që e kërcënonin dhe ndiqnin nëpër lëvizjet që bënte. Kanë kaluar 3 ditë dhe policia nuk ka arrestuar apo shoqëruar, apo ndaluar asnjë person të dyshuar ndërkohë që autorët dihen nga të gjithë banorët e qytetit të Lushnjes se kush janë. Ndërsa familjarët e viktimës thonë se një automjet i policisë ka qenë vetëm 20 metra larg vendit ku u ekzekutua viktima. 

SHKARKO APP