Vrasja në Mat, kapet autori
Policia e Shtetit, bën me dije kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes në rëndë në Mat. Ai është Kujtim Koxha dhe u kap menjëherë pas ngjarjes. Një i vrarë dhe tre të plagosur, ky është bilanci i një konflikti në fshatin Shëlli në njësinë administrative Lis të Matit.
Viktima është një punonjës i bashkisë Mat, Mentor Hoxha. Personi i dyshuar nga policia se ka kryer vrasjen është Kujtim Koxha. Katër punonjësit e Bashkisë së Matit, kishin shkuar në fshatin Shëlli për të hapur një rrugë të zënë nga një banor i zonës.
Ata kanë debatuar dhe më pas janë ulur për të drekuar në lokalin e fshatit. Gjatë kohës kur ata po drekonin brenda lokalit të fshatit, ata janë qëlluar me automatik nga 51-vjecari Kujtim Koxha. Për pasojë një prej tyre ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur. Tavolina ka qenë ende e shtruar kur ata janë qëlluar me armë. Policia njofton se dy nga të plagosurit u nisën drejt Tiranës.
KOHA JONË SONDAZH

