Vrasja në Mirditë, policia zbardh ngjarjen: Ish-bashkëshorti vrau ish-gruan dhe ish-kunatin

Vëlla e motër u ekzekutuan me armë në oborrin e shtëpisë së tyre nga ish-bashkëshorti i vajzës, të ndarë pre 3 vitesh, prindër të tre fëmijëve. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 20:40 në Kodër Rrëshen të Mirditës. Të pajetë mbetën Esmeralda Filopati 36 vjeç dhe vëllai, Vledison Filopati.

Ish-bashkëshorti i Esmeraldës, Fatmir Kolecaj 47 vjeç nga fshati Zejmen i Lezhës, pas krimit të rëndë është larguar nga vendi i ngjarjes. Kolecaj është shpallur në kërkim nga policia, ku për kapjen e tij janë përfshirë edhe RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës.  Fatmir Kolecaj mësohet se më herët ka qenë edhe i ndaluar nga policia, për dhunë në familje. Djali që mbeti viktimë, Vledison Filopati, 34 vjeç pak ditë më parë kishte ardhur nga Italia.

Rrëshen , Mirditë/Informacion paraprak

Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, rreth orës 20.40, në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F. Nga informacionet e para dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor.

Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale Renea dhe FNSH e Shkodrës.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën pë të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

SHKARKO APP