Vrasja në Sukth/ Policia: Viktima pronar i një dyqani, u qëllua me automatik

Arben Maneci me precedent penal në fushën e narkotikëve, mbeti viktimë e një atentati mafioz në Sukth. Maneci është qëlluar me dy plumba.

Njoftimi i plotë

Në qendër të Sukthit, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të shtetasit A. M.(I.), 48 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për pasojë shtetasi A. M.(I.) u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?