Vrasja në Tiranë/ Zheji: Babai i tha burgut hapu. Lala: Nëna ishte e dhunshme

Vetëgjyqësi u bë mesditën e sotme pranë Gjykatës së Tiranës, ku viktimë mbeti Kudret Saliaj dhe i plagosur ish-prokurori Adriatik Cama, aktualisht avokat. Ai ishte ulur në kafe me viktimën dhe autori është vjehrri i viktimës, Mexhit Picari. Vrasja ka ndodhur para seancës që ky i fundit kishte me vajzën e autorit për divorcin. Viktima kishte kërkuar ndarjen, teksa çifti kishte 3 fëmijë. Sot pritej të lexohej akti se kush do t’i mbante fëmijët, ku gjykata do pyeste djalin e madh të çiftit se me cilin nga prindërit donte të rrinte.

Analisti Zheji thekson se babai i tha burgut hapu, për të shpëtuar vajzën nga ferri, pasi e bija nuk gjeti drejtësi në gjykata. Ndërsa, Lala vlerësoi se nëna ishte e dhunshme, sipas vendimit të gjykatës.

Artur Zheji: Mesa kuptoj, ky është raportim që lë shumë për të dëshiruar. Raportimi është maskilist, i diktuar nga forca e një mashkulli, i besoj Dhuratës, ka jetuar nën presion, në një familje ku është bullizuar kundër saj, kur ka shkuar në duart e komisariateve dhe të gjykatave dhe kanë favorizuar prapë mashkullin. Kjo ka detyruar babain, kur ka parë se nuk ka pasur drejtësi në instancat e shtetit, kur ka parë dhunimin e poshtërimin, i ka thënë burgut hapur për të vënë drejtësi për vajzën. Vjehrri vret dhëndrin dhe këtë e bën një baba për vajzën e tij. Kjo është vetëgjyqësi, pasi babai shpëtoi vajzën nga ferri. Kuptoj mekanizmin e babait, ka vepruar për të shpëtuar vajzën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klodiana Lala: Gjykata kërkon që fëmijët të mbeten në kujdestari të Kudret Saliajt, duke thënë se nëna ishte e dhunshme. Gjysmë orë përpara se të ndodhte seanca, avokat ishte Cama. Cama dhe Saliaj po pinin kafe dhe është afruar Picari e ka vrarë Saliajn, por ka plagosur edhe avokatin. Gjykata ishte e bindshme se nëna ishte e dhunshme dhe i ka lënë nënës një orar takimi çdo fundjavë. Nuk kemi raportim maskilist. Nuk jemi të bindur se Mexhit Picari është person me probleme mendore. Nuk mund të amnistohet vrasja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?