Vrasja për nder në Zallbastar, ja çfarë tha mjeku për viktimën

Arben Gjeci, një 34-vjeçar nga fshati Zallbastar i Tiranës, humbi jetën dy net më parë në Spitalin e Traumës, pas plagëve të rënda që kishte marrë në kokë. Ai u dërgua në Urgjencë, ndërsa fillimisht u tha se kishte rënë nga lartësi e madhe.

Hetimet e mëtejshme zbuluan se Gjeci ishte goditur me sende të forta në kokë nga vëllai i vajzës me të cilën kishte një lidhje dashurie dhe bashkëshorti i saj.

Personat e ndaluar tashmë për këtë ngjarje janë Esat Cani 31 vjeç autor i dyshuar i vrasjes, Elida Cani motra e tij 20 vjeçare dhe bashkëshorti i saj 29 vjeçar i identifikuar me inicialet D. K, të cilët janë përpjekur të pengojnë hetimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur për rrethanat në të cilat kishte mbërritur viktima, mjeku i qendrës shëndetësore që i dha ndihmën e parë tha se ishte njoftuar për një të plagosur në orën 22.30.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk më njoftuan se çfarë kishte. Në fillim më thanë që ka rënë nga makina. U takuam me makinën që po transportonte të plagosurin në mes të rrugës, i kam dhënë ndihmën e parë dhe konstatova që kishte një plagë të madhe pas veshit ku kishte dhe shumë hemoragji. Nuk vura re shenja të tjera ne trup, dhe as plagë”, u shpreh mjeku.

Bashkëshorti i 20 vjeçares Elida Cani kishte kohë që dyshonte se bashkëshortja e tradhëtonte. Për këtë fakt kishte vënë në dijeni edhe vëllanë e saj.

Ata kanë ruajtur çdo lëvizje të Arben Gjecit dhe Elida Canit, deri në momentin kur i kanë kapur bashkë. Aty mendohet se Esat Cani në gjaknxehtësi e sipër ka goditur me sende të forta Arben Gjecin, duke i shkaktuar plagë të forta në kokë. Elida Cani për të mbrojtur vëllanë e saj nuk ka rrëfyer ngjarjen.

/syri.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?