Vrasja për parkimin e makinës, Kote: S’duhet ta kisha bërë por më fyeu dhe qëlloi

Arbër Kote është vënë në pranga nga Policia e Shtetit, pasi është autori i vrasjes së Idajet Dullës. Ai është penduar për krimin e rëndë që ka kryer dhe para oficerëve të policisë, ai ka deklaruar se sherri nisi për një parkim të gabuar të makinës. Ai ka treguar se viktima e ka fyer dhe qëlluar me grushte disa herë dhe për vetëmbrojtje ka nxjerr thikën dhe e ka qëlluar.

”I kërkova të më lironte rrugën sepse kishte parkuar keq, ai reagoi shumë ashpër. Më fyeu dhe më qëlloi me grushte. Për vetëmbrojtje nxora thikën dhe e qëllova pasi më goditi disa herë. Jam penduar që lejova që konflikti të përshkallëzonte, pasi duhet ta kisha toleruar. Më fyeu dhe shau shumë keq”, ka thënë Kote para grupit hetimor, shkruan portali ”Dosja.al”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në qytetin e Durrësit. Viktima Idajet Dulla, shofer i një furgoni dhe u konfliktua me Arbër Kote për zënien e rrugës nga automjeti i tij. Pas zënkës, Arbër Kote ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur në zemër të riun, duke e lënë të vdekur në vend. Idajet Dulla u gjet në rrugë nga familjarët e tij, të cilët e transportuan menjëherë në spital por ai vdiq.

SHKARKO APP