Vrasja për qiranë, autori: Automatiku i Petritit. Gruaja që e strehoi: Sjellje normale

51-vjeçari Petrit Vuksani 1 muaj pasi kishte ardhur nga Anglia, u vra në banesën e tij, që e kishte dhënë me qira tek Lekë Vuksani, banesë të cilën autori i krimit e kishte marrë me qira. 34-vjeçari u arrestua pas 21 orësh kërkime, dhe ka dhënë dëshminë e tij në polici, por nuk ka pranuar ta firmosë. Në bisedë të lirë me efektivët, 34-vjeçari ka thënë se njihej me viktimën pasi të dy janë nga Dukagjini dhe se i kishte marrë shtëpinë me qira prej disa kohësh.

“Me Petritin jemi njohur sepse edhe ai është nga Dukagjini. I kam marrë shtëpinë me qira duke qenë se ndodhej në Angli. Muajt e fundit kemi patur disa debate për qiranë e shtëpisë, por edhe për pagesat e ujit dhe të energjisë elektrike. Atë ditë kur ndodhi vrasja Petriti erdhi dhe më nxori nga shtëpia. Unë u ktheva dhe e gjeta vetëm. Aty kemi debatuar dhe në debat e sipër gjeta një automatik që nuk është i imi, por i Petritit”,-mësohet të ketë thënë.

Paçka pretendimit se arma e krimit është e viktimës, policia ka prova se armën e solli autori i dyshuar me vete dhe se ishte e tij. Vëllai i autorit të dyshuar ka bashkëpunuar që nga momentet e para me policinë vendore të Shkodrës, sepse vëllai i autorit ka një miqësi të ngushtë me vëllain e viktimës.

34-vjeçari ishte fshehur në shtëpinë e një gruaje në Shkodër, kjo pasi e kishte kërcënuar. Nga errësira dhe nga frika ajo nuk ka reaguar. Gruaja në dëshminë e saj në polici, ka thënë se Lekë Vuksani ka shfaqur një sjellje normale. Ajo e ka parë atë duke komunikuar me familjarët dhe duke i treguar vendndodhjen, çka ka bërë lokalizimin e tij.

SHKARKO APP