Vrasja që tronditi Shkodrën, në kërkim dhe vëllai i autorit

Një ditë pas vrasjes së 23-vjeçarit Gledis Kraja në Shkodër, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar.

Sipas informacioneve nga policia e Shkodrës, në kërkim është shpallur Stjuart Smakaj. Ai është vëllai i autorit të dyshuar të vrasjes, Sebastjan Smakaj.

Ndonëse nuk dihet se cila është akuza konkrete ndaj Stjuart Smakajt, dyshohet se ai ka bashkëpunuar në vrasjen e 23-vjeçarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gledis Kraja u qëllua pranë një marketi në lagjen Perash mbrëmjen e kaluar në Shkodër.
Mësohet se fillimisht Kraja ka mbetur i plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës për shkak të plagëve të marra.BW

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?