Vrasja te Gjykata e Tiranës, arrestohet ish-bashkëshortja e viktimës
Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasen Dhurata Saliaj si bashkëautore e vrasjes së shtetasit Kudret Saliaj dhe plagosjes së shtetasit Adriatik Cama.
Shtetasi Mexhit Picari i arrestuar po sot nga Policia dyshohet se në bashkëpunim me shtetasen Dhurata Saliaj (vajzën e tij), janë autorët e ngjarjes se ndodhur, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Kudrejt Saliaj (ish-bashkëshorti i shtetases Dhurata Saliaj) dhe si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur dhe shtetasi Adriatik Cama, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, ”Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e kryer në bashkëpunim, ”Vrasja në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Dhurata ishte me vendim gjykate në “arrest shtëpie” por ajo u pa ditën e sotme në ambientet e Gjykatës Civile.
Kudret Saliaj mbeti i vrarë ditën e sotme në Tiranë, 4 qershor.