Vrasja tragjike në Elbasan, vritet njëri nga vëllezërit dhe plagoset tjetri

Në Elbasan sonte ka ndodhur një ngjarje tragjike. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Qemal Stafa”. Nga sherri mes dy grupeve Florenc Kovaci mbeti i vrare dhe u plagos i vellai, Mikele, 28 dhe 19 vjeç (I plagosur).

Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila po heton për rastin në fjalë dhe arrestimin e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 05.11.2021, rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, konflikti është përshkallzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me mjet prerës thikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjeksore. Shërbimet e policësë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?