Vrasje dhe drogë! Kush janë katër shënjestrat e radhës nga OFL

Në vijim të operacionit Forca e Ligjit u janë nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, katër shtetasve.

Bëhet fjalë për H. A., banues në Fushë Krujë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Po kështu:

Swiss Digital Desktop Reklama

M. K., banues në Krujë, nën hetim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Swiss Digital Mobile Reklama

Agim Hëna, banues në Fier, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

A. B., banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?