Vrasje në Dajt, pranë një restoranti

 

Një person ka gjetur vdekjen dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në zonën e Dajtit në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth mesditës së të mërkurës në një restorant pranë Dajtit.

Nga breshëria e plumbave ka gjetur vdekjen një person, ndërsa është plagosur një tjetër.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton rreth ngjarjes për të zbardhur dinamikën dhe autorësinë e saj.

Paraprakisht besohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për motive banale.

SHKARKO APP