Vrasje në Vlorë, kushëriri vret me sëpatë kushëririn. Ja emrat
Një krim i rëndë sapo ka ndodhur në Vlorë. Një person është qëlluar me sëpatë duke humbur jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gumenicë të Vlorës.
Njoftimi i Policisë së Vlorës për vrasjen:
Vret me sëpatë të afërmin e tij, kapet dhe arrestohet në kohë rekord nga policia autori i ngjarjes.
Më datë 17.03.2018, strukturat policore të DVP.Vlorë kanë marrë njoftim se në fshatin Gumenicë, gjendet i pa jetë rreth 500 m larg banesës së tij shtetasi A.V., 37 vjeç.
Si rezultat i një punë të mirëorganizuar dhe bashkëpunimi ndërmjet DVP.Vlorë, Delta Forcë, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe kapja në kohë rekord e autorit, shtetasit:
Dilaver Veshaj, 40 vjeç, banues në fshatin Gumenicë.
Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se të dy shtetasit janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta, dhe më pas autori Dilaver Veshaj e ka goditur disa herë në kokë me mjet prerës (sëpatë), shtetasin A. Veshi., i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

