Vrasje për matësit e parkimeve, dalin para gjykatës 2 shqiptarë në Londër

Një bandë shqiptarë kanë vrarë një rival në një mosmarrëveshje mbi të drejtën për të vjedhur nga matësit e parkimit në Londër.

Dy persona të armatosur u futën në një klub të mbushur plot në veri-perëndim të Londrës dhe dërguan anëtarë të infiltruar ndërsa kanë mbushur sallën me plumba.

Prel Marku, 22 vjeç, u qëllua për vdekje dhe dy persona të tjerë, Petrit Brahoj dhe Acron Gjoni, u plagosën rëndë në klubin privat në Park Royal.

Lulzim Bici, 21 vjeç, Kujtim Spahiu, vjeç 33 dhe Muhammed Mehmeti, vjeç 23 kanë dalë para trupit gjykues në lidhje me ngjarjen.

Ata akuzohen nga autoritetet, por mohojnë vrasjen e Markut dhe vrasjen në tentativë të Brahojt, Gjonit dhe pronarit të klubit Musa Prammani, i cili u hodh përmes një dritareje për të shpëtuar.

Një burrë i katërt, Herland Bilali, dyshohet të ketë qenë sulmuesi kryesor në të shtënat, por nuk është gjurmuar akoma nga policia.

Grupet rivale të shqiptarëve janë angazhuar në përleshje territoriale mbi atë se kush do të kapë miliona paundë duke bastisur matësit e parkimeve në West End të Londrës.

“Humbja e parashikuar nga matësit e parkimit për vitin financiar që sapo ka përfunduar është më shumë se 1.2 milion paundë. Një matës i vetëm mund të ketë midis 60 dhe 85 £.” – u shpreh prokurori i çështjes.

Ndërkohë, asnjë armë nuk është gjetur, por sipas prokurorisë ka prova që sugjerojnë se të dy personat e armatosur që sulmuan klubin mbanin armë.

Prokurori tha se të dy personat e armatosur ishin Spahiu dhe Herland Bilali, ndërsa Bici dhe Mehmeti ishin duke pritur në një makinë të larguar nga VË Golf.

Spahiu u arrestua në Manchester më 11 nëntor të vitit të kaluar ndërsa Bici dhe Mehmeti u arrestuan veçmas në Londër në 2 nëntor./Oranews

SHKARKO APP