Vrasje për pazaret e drogës? Pyetet i burgosuri në Greqi

Gjykata ka pranuar kërkesën e mbrojtësit të 25-vjeçarit David Myrte, i akuzuar për vrasjen e Zarif Alliut, për të pyetur në cilësinë e dëshmitarit D.Papën. Ai ndodhet i burgosur në Larisa të Greqisë dhe dëshmia e tij do të merret nëpërmjet letër-porosisë.

Mbrojtja e të akuzuarit për vrasje, pretendon që D. Papa ka qenë personi që ka komunikuar me viktimën me telefon ditën e vrasjes dhe jo 25-vjecari Myrte.

Seanca e radhës është shtyrë nga gjykata me dy muaj, në pritje të letër-porosisë nga Greqia. David Myrte akuzohet për vrasjen e Zarif Alliut në mars të vitit 2017 në Devoll për pazaret e drogës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?