Vrasje, trafik droge e prostitucion. 7 të fortët që OFL i çon letrat

Të dënuar për vrasje, trafikim narkotikësh, organizata kriminale, vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, janë shënjestra e radhës e OFL-së, e cila i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë.

”Faslli Buzi, banues në Fier i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim; Nazmi Aliu (alias Buzi), banues në Fier i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim; Dëfrim Kurtdeda (alias Dëfrim Sina), banues në Lushnje, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, i kryer në bashkëpunim, i mbetur në tantativë dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i kryer në bashkëpunim; Maliq Hyka, banues në Fier, i dënuar në Itali për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”; Shaban Lami, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”; Arjan Dalipi, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; Marsel Selamaj, banues në Berat, i dënuar në Itali për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit””,- thuhet në deklaratën e OFL-së.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL-ja thotë se është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. Nga ana tjetër, OFL-ja thekson se do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?