Vrasjet e fundit, Lleshaj: S’do godasim Pablo Eskobarin por…

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka folur për luftën ndaj krimit të organizuar. Në fjalën e tij sot në Këshillin Kombëtar për Integrimin Europian, Lleshaj tregoi sesi i ishte përgjigjur pyetjes së një gazetareje, e cila e kishte pyetur për goditjen e peshqve të mëdhenj. Deklarata e ministrit vjen pas një vere të mbushur me vrasje dhe përplasje mes bandave. ”A ka goditje të krimit të organizuar, dhe një gazetare shqiptare se shqiptarët janë interesantë: A keni goditur peshqit e mëdhenj? Së pari, të biem dakord për përkufizimin “peshk i madh”. Se ka një bindje sikur krimi i organizuar është aq i organizuar sa ka një kre. Sikur do godasim Pablo Eskobarin. Por unë mund t’ju them se në vitin 2019, kemi një rritje me herë në numrin e grupeve të goditura nga PSH. Janë zhvilluar 18 operacione të mëdha, kundër grupeve të organizuara kriminale. Nëse në 2018 janë shkatërruar 10 grupe, në 2019, për të njëjtën periudhë janë zhvilluar 22 të tilla”.

SHKARKO APP