Vrasjet e fundit në Shqipëri, pasiguri tek qytetarët
Vrasjet e 10 ditëve të fundit kanë shokuar mbarë opinionin publik. Kjo ka shkaktuar edhe pasiguri tek qytetarët, të cilët ia lënë përgjegjësinë policisë së shtetit.
Ish-drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj kritikon policinë dhe strukturat politike që janë të fokusuara më shumë të dalin në media sesa të punojnë.
Hajdarmataj: Duke e angazhuar policinë e shtetit me elementë sipërfaqësore, me elemente pune sesa më shumë që të ketë bujë mediatike dhe propagandistike, nuk po kërkohet nga struktura politike, nga ministri përkatës që të përcaktohen objektivet e sakta për parandalimin e krimeve.
Për sociologen Entela Binjaku, faktori kryesor i këtij fenomeni është varfëria.
Binjaku: Kur krimi nuk i frikësohet ndëshkimit, ai merr zemër. Psikologjia e kriminelit është shumë pak e hetuar tek ne. Kryesisht vijnë nga zona të margjinalizuara të shoqërisë, njerëz të gjendur pa asnjë angazhim mund të vihen në shërbimit të krimit.
Sociologia shprehet se një faktor tjetër është edhe mungesa e ndëshkueshmëria.