Vrasjet mafioze, si po eliminohen shokët e Ervis Martinajt? Mbrëmë u vra Can Kariçi

Cen Kariçi

Tirana u trondit mbrëmjen e djeshme nga një ekzekutim me armë zjarri që u regjistrua në Kodër Kamëz. Can Kariçi 30-vjeç u vra brenda makinës. Viktima ishte mik i Ervis Martinaj dhe emri i tij është lakuar disa herë në ngjarje kriminale. Në total janë 5 njerëzit e Ervis Martinajt që janë ekzekutuar brenda pak viteve.

Saga e ekzekutimeve

Në 4 tetor të vitit 2018 ndodh masakra në zonën e Bllokut. Si pasojë e përplasjes mbeti i vdekur Fabian Gaxha në lokalin “Monopol”. Ai u qëllua për vdekje nga Mervjol Billo teksa ishte në shoqërinë e Martinajt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në 28 gusht 2019 ekzekutohet Santiago Malko në Porcelan. Miku i Ervis Martinajt ishte ish-punonjës policie i skeduar nga policia. Për këtë ngjarje drejtësia akuzoi Blendi Tetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në 30 maj të vitit 2020 vriten në Laç dy persona, njëri prej të cilëve ishte Bujar Lika (Hasani) 37-vjeç, gjithashtu mik i Ervis Martinajt.

13 Nëntor të këtij viti vritet Erigers Mihasi së bashku me shokun e tij Armando Dumani. Mihasi ishte miku i radhës i Ervis Martinajt që ekzekutohej. Ai ishte i skeduar më parë nga policia për disa ngjarje kriminale.

23 Dhjetor, Can Kariçi që u vra në Kodër Kamëz. 30-vjeçari është shoku i fundit i Ervis Martinajt që ekzekutohet në atentat. Viktima ka qenë me precedent penal, konkretisht në fushën e krimeve kundër personit. /Abc News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?