Vrasjet makabre në gusht, psikologia: Shkak vapa, nuk pranojë se janë të sëmurë

Krimi makabër në Pogradec, ku Firdes Çekiçi, 70 vjeç u vra nga i biri Olsi Çekiçi pas një sherri të çastit, ndërsa kokën ia vari në portën e shtëpisë, ka shokuar mbarë opinionin publik.

Mjekia e shëndetit mendor, Arjana Rreli e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 foli për rastin dhe koincidencën e krimeve të njëpasnjëshme të personave me probleme mendore, të cilët shpërthejnë dhe kryejnë këto krime makabre në verë, pra në gusht. Sipas saj temperaturat e larta tek sistemi nervor i personave me sëmundje mendore perceptohen si sulme ndaj organizmit, ç’ka i bën të pakontrollueshëm.

”Në fakt temperaturat e larta janë një stresor i fuqishëm i ambientit dhe një agresor për të gjithë organizimin tonë. Temperaturat e lartë përceptohet nga sistemi nervor i këtyre personave si sulm ndaj organizmit dhe padashje prish balancat, duke i çuar deri tek këto krime. Përdorimi i lëndëve narkotike është një tjetër faktor rrisku që thellon problemet e personave të tillë”.

Në 2018, po në gusht u shënua ngjarja më tragjike në Shqipëri, tetë të vrarë nga një dorë e vetme.

SHKARKO APP