Vrasjet në 2020, GJKKO rrit dënimet! Burg përjetë për Xhuliano Hoxhën, 17 vite për Euglent Halilin

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me burg përjetë Xhuljano Hoxhën dhe me 17 vite burg Euglent Halilin, të akuzuar për vrasjet e Emilijano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Referuar vendimit, Gjykata ka dhënë një dënim më të rëndë sesa ishte kërkuar nga Prokuroria e Posaçme. Kjo e fundit kërkoi me 13 qershor dënimin me 30 vite burg për Xhuliano Hoxhën dhe 12 për Euglent Halilin.

Atentati mafioz ku mbeti i vrarë Emiljano Ramazani ndodhi më 20 korrik 2020. Vrasja është kryer poshtë shtëpisë së tij. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh për drogën, pasi ai njihej si shpërndarës kokainë në qytet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak ditë pas vrasjes së tij u gjet i vrarë edhe miku i tij i ngushtë Regis Runaj, 23 vjeç. Ai u vra me thikë, dhe më pas trupi i tij është hedhur buzë rrugës afër varrezave të qytetit, një rrugë qorre ku nuk kalojnë njerëz.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?