Vrasjet në familjen Buci, gjyshja e Eglantinës vrau nusen e djalit
Nuk është skenar i një filmi por një realitet që ka ndodhur në Shqipëri. Zbardhja pas 8 vitesh e vdekjes së 23-vjeçares Eglantina Buci nga i vëllai dhe i ati, ka nxjerrë të pah detaje tragjike nga familja Buci. Vrasjet duket se në këtë familje fillojnë më herët, ku gjyshja ka vrarë vite më parë nusen e djalit të saj.
Bashkimi ishte emigrant në Itali, ndërsa ngjarja ka ndodhur pas një sherri që nisi mes nuses dhe vjehrrës, të cilat ishin duke parë televizor në shtëpinë e tyre. Konflikti ka përfunduar në vrasjen e të resë nga vjehrra e saj.
Një tjetër humbje në këtë familje ka qenë edhe e vëllait të Eglantina Bucit, i cili vdiq nga leucemia. Madje sipas burimeve edhe Shkëlzen Buci, gjatë deklaratës së tij në prokurori kur u arrestuar për atentatin për vrasjen e aktorit Mishel Prela në 2017, tha se e mori përsipër të bëhej killer me pagesë për të siguruar paratë për kurimin e të vëllait.