Vrasjet në Kumanovë, dorëhiqen ministrja e Brendshme dhe shefi i shërbimit sekret

 

Ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska ka dhënë sot dorëhiqjen. Largimi nga detyra vjen pas aksionit policorë që ndodhi në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë ku mbetën të vrarë 22 persona, mes tyre 8 policë. Nga detyra është larguar dhe ministri Transportit, Mile Janakievski dhe edhe shefi i Shërbimit Sekret, Sasho Mijallkov.

Jankullovska, Janalievski dhe Mijallkov janë zyrtarët ndaj të cilëve opozita maqedonase ka shumë akuza përmes skandalit të përgjimeve duke i fajësuar ata për shumë afera kriminale në vend.

Ndërkohë Kryeministri Nikolla Gruevski, tashmë ka dorëzuar në Kuvend propozimin për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të Qeverisë. Emra që propozohen për ministra të rinj janë Mitko Cavkov për ministër të Brendshëm dhe Vlado Misajlovski për ministër të Transportit dhe Lidhjeve. Kryetari i Parlamentit Trajko Veljanovski ka caktuar për nesër në ora 13:00 seancën për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të kabinetit qeveritar.

SHKARKO APP