Vrasjet në Shqipëri reduktohen me 28%, këtë janar 5 të vrarë

2019 nisi me vrasje. Krimi në familje tronditi shqiptarët, në ditën e dytë e Vitit të Ri. Gazmend Musta, pas një sherri banal vrau me thikë gruan dhe motrën e saj. Krimi i trefishtë tronditi Tiranën. Ngjarja u shënua të hënën e 14 janarit, ku për hakëmarrje ndaj ish-gruas, 52-vjeçari i vret prindërit. Një vrasje me fjalët “Pse më pe”, ndodhi në Korçë.

Në vitin 2018 numri i vrasjeve qëndroi pothuajse i njëjtë me atë të 2017-ës. Në vitin që lam pas, në vend u regjistruan 51 vrasje, vetëm një më pak se viti paraardhës. Krahasuar me 2016-ën numri i krimeve kundër jëtës me pasoja fatale është ulur me 28 %, pasi në atë vit u regjistruan 71 vrasje. Ndërkohë gjatë 2018-ës në aksidentet rrugore që ndodhën në të gjithë vendin, humbën jetën 212 persona. Nga të dhënat krahasuar me vitin 2017 në rrugët e vendit rezulton të kenë humbur jetën 11 persona më pak.

Sipas analizave të policisë rrugore krahasuar me 2016-ën rezultojnë 57 të vdekur më pak në aksidente, kjo edhe për shkak të rritjes gjithnjë e më shumë të ndërgjegjësimit për përdorimin e rripit të sigurimit pas ashpërsimit të gjobës 2 vite më parë. Ndërkohë nga analizat e brendshme të policisë rezulton se për 2018-ën, problem mbetën vjedhjet e banesave dhe bizneseve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një studim global për vrasjet e lidhura me gjininë për vajzat dhe gratë” të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Krimet dhe Drogën, Shqipëria mban nivelin më të lartë të vrasjeve nga partnerët intimë, me 0.7 vrasje për 100 mijë gra. Shtëpia, thuhet në raport, është kthyer vendi më i rrezikshëm për gratë. Probabiliteti më i lartë është që gratë të vriten nga duart e dikujt që e njohin sesa nga një i panjohur, ndërsa shumica dërrmuese e vrasësve janë burra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto krime janë shpesh të paralajmëruara. Edhe pse ka mundësi raportimi të kërcënimeve e dhunës, masat e marra për parandalimin ndaj tyre janë të pakta. Dhe si pasojë, vjen forma më ekstreme e dhunës, Vrasja. Pavarësisht zhvillimit të një vendi, si ato të varfra dhe vendet e pasura, shfaqin një panoramë të zymtë sa vjen e në rritje për vrasjet e lidhura me gjininë e vajzave; 58% e të gjitha vrasjeve e përbëjnë gratë e vrara nga partnerët intimë dhe anëtarët e familjes. Pas Shqipërisë, Lituania mban nivelin më të lartë në Europë për vrasjet e grave, 2.9 për 100 mijë gra, 0.5 prej të cilave janë nga partnerët intimë.

Vrasjet

Viti 2016-71 vrasje

Viti 2017-52 vrasje

Viti 2018-51 vrasje

Nr i personave që humbën jetën nga aksidentet

Viti 2016-269 viktima

Viti 2017-223 viktima

Viti 2018-212 viktima

20 ditë ngjarje; 5 të vrarë, grabitje masive dhe Klement Balili

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?